e martë, 21 nëntor 2017
FAQ
Home Rreth ECDL Historia
Historia

 

  

1995- Grupi i punës nga CEPIS krijon Konceptin ECDL
Në 1995, Këshilli i Shoqërive Europiane Profesionale të Informatikës (CEPIS) krijoi një grup pune, të mbështetur nga Komisioni Europian nëpërmjet programit kërkimor ESPRIT, për të hulumtuar si mund të ngriheshin nivelet e aftësive kompjuterike kudo në Europë. Në Gusht 1996, në Suedi, një program i ri i certifikimit u lançua si Patenta Europiane e Përdorimit të Kompjuterit (European Computer Driving Licence) ECDL.

1997- Themelimi i Fondacionit ECDL.
ECDL shumë shpejt fitoi pëlqimin dhe pranimin e gjerë në Europë dhe lindi nevoja e qartë për projektin që të ngrihej një trup koordinimi qendror që të siguronte një standard të lartë e të vazhdueshëm në të gjitha vendet Europiane. Në 8 Janar 1997, lindi Fondacioni ECDL, një organizatë jo-fitimprurëse e krijuar formalisht në Dublin, Irlandë.
 

1999- Prezantimi i ICDL
Pasi ECDL fitoi peshë edhe reputacion në Europë, numri i kandidatëve i kaloi 1 milion dhe vazhdoi të rritej; ky sukses tërhoqi vëmendjen e vendeve jashtë Europës të cilat filluan të kishin një interesim të fortë për konceptin ECDL. Në prezantimin më pas jashtë Europës, certifikimi ECDL u bë i njohur si ICDL  (International Computer Driving Licence).

Shoqëri kompjuterike dhe organizata ndërkombëtare në Afrikë dhe Amerikën e Jugut filluan promovimin e ICDL, dhe një moment historik u arrit në 1999 kur UNESCO, nëpërmjet zyrës së saj në Kajro, firmosi një marrëveshje me Fondacionin ECDL që të bëhet enti kombëtar i certifikimeve për shumë shtete Arabe. Shpejt më pas, ICDL u lançua në Amerikën e Veriut dhe tregjet Aziatike.

2003-ECDL/ICDL Advanced u fut për herë të parë
ECDL Advanced u pasua me futjen e programeve të tjera shtesë si për nivel fillestar aftësish dhe për aftësi kompjuterike të specializuara, psh. në aplikimet grafike, krijimin e faqeve web, etj.

2007- ECDL/ICDL Silabus 5 u lançua
Që nga koha e konceptimit fillestar, Silabusi ECDL/ICDL  ka evoluar vazhdimisht në mënyrë që të reflektojë ndryshimet në teknologji dhe përdorimin e tij. Në 2007 Fondacioni  ECDL ndërmori një rishikim thelbësor të Silabusit ECDL/ICDL 4 në mënyrë që të sigurohej që ai të reflektonte avancimet e vazhdueshme në teknologji dhe praktikat përkatëse.

2009- Mbi 9 Milion Kandidatë në 148 vende
Fondacioni ECDL vazhdon të punojë nëpërmjet institucioneve kombëtare të Certifikimit për të shtrirë depërtimin në publik të programeve certifikuese ECDL nëpërmjet një rrjeti ndërkombëtar të 24,000 Qendrave të Testimit të vendosura në 148 shtete të botës. Duke u bazuar në suksesin e dhënies së programeve certifikuese ECDL/ICDL, gama e programeve certifikuese të Fondacionit ECDL u zgjerua për të mbuluar një spektër të gjerë që nga bazat e përdorimit të kompjuterit për ata persona që nuk kanë njohuri dhe aftësi në teknologjitë e informacionit, deri në certifikime në nivele të avancuara për aplikacione specifike dhe për nivele fillestare si profesionist  IT që punojnë në një ambient të dedikuar IT.