e martë, 21 nëntor 2017
FAQ
Home Rreth ECDL Misioni ynë
Misioni ynë

ECDL Albania trupëzon misionin e Fondacionit ECDL për të bërë të mundur përdorim me kompetencë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) i cili bën të mundur fuqizimin e individëve, organizatave dhe shoqërisë, nëpërmjet zhvillimit, promovimit, dhe ofrimit të programeve cilësore të Certifikimit në Shqipëri.

ECDL është standardi ndërkombëtar i certifikimit të aftësive kompjuterike më i madh sot në botë dhe me rritjen më të shpejtë.

ECDL (European Computer Driving License) është një Certifikim i aftësive TIK për përdoruesit, të orientuar drejt tregut të punës që i vërteton mbajtësit aftësitë dhe njohuritë, duke e lejuar të përdor me efektivitet programet kryesore kompjuterike.

Me një standard të kompetencës të mirëpërcaktuar dhe njohur ndërkombëtarisht Certifikimi ECDL i siguron mbajtësit mobilitetin, njohjen dhe kompetencën nëpër Europë, dhe për më shumë në 150 shtete ku ECDL njihet dhe është adaptuar tashmë. ECDL konsiderohet të jetë një Patentë për Autostradën e Informacionit dhe Dijes, duke pasur si targete kryesore:

  • Promovimin e përdorimit më të mirë të pajisjeve kompjuterike dhe si rezultat produktivitetin e punonjësve në sektorin publik dhe privat.
  • Kapërcimi i paqartësisë që ndeshet shpesh në CV nën termin “aftësitë kompjuterike të personit” duke siguruar një objektivë dhe një matës standard të kompetencës.
  • Vërtetimi i aftësive dhe njohurive në TIK, nëpërmjet një certifikate të mirënjohur ndërkombëtarisht.