e premte, 22 shtator 2017
FAQ
Home Rreth ECDL Roli ynë
Roli ynë

Roli i ECDL Albania është realizimi, shpërndarja dhe koordinimi i certifikimeve ECDL në Shqipëri, duke ndjekur shembullin e adaptimit dhe përdorimit të ECDL-së në shumë vende Europiane. Ne inkurajojmë qeverinë dhe bizneset që aktivisht të mbështesin zhvillimin e aftësive në Teknologjitë e Informacionit dhe të Komunikimit nëpërmjet një programi certifikimi të njohur, vlerësuar dhe të respektuar ndërkombëtarisht.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Fondacionin ECDL dhe rrjetin e tij ndërkombëtar për të siguruar zhvillimin e vazhdueshëm të sistemit të certifikimit ECDL si një standard i njohur ndërkombëtar për njohuritë dhe aftësitë kompjuterike të përdoruesve.

ECDL Shqipëri punon me Partnerët tanë të Autorizuar për të zhvilluar, rritur dhe mbështetur një rrjet të Qendrave të Testimit të Autorizuara ECDL në të gjithë Shqipërinë. ECDL Albania garanton partnerët e saj se do ta ruaj standardet e cilësisë së lartë të vendosur nga Fondacioni ECDL.