e martë, 21 nëntor 2017
FAQ
Home Rreth ECDL Garantimi i cilësisë
Garantimi i cilësisë

Programet e certifikimit ECDL janë dizenjuar, vlerësuar, dhe aprovuar nga akademikë dhe ekspertë të industrisë nga e gjithë bota. Ne vazhdueshmërisht zhvillojmë gamën e programeve të certifikimit, paralel me nevojat e tregut dhe avancimet teknologjike.

Sigurimi i cilësisë mbarëbotërore i Programeve të Certifikimit të ECDL Albania.    

  • Fondacioni ECDL përcakton standardet e Sigurimit të Cilësisë, të cilat ECDL Albania dhe të gjithë entet kombëtare të akredituar duhet të ndjekin gjatë implementimit dhe promovimit të programeve certifikuese ECDL. ECDL Albania dhe Fondacioni ECDL rregullisht vizitojnë edhe kontrollojnë Partnerët e Autorizuar dhe Qendrat e Testimit të Autorizuara. 
     
  • Këto inspektime të rregullta sigurojnë që programet e ECDL Shqipëri përkojnë me Standardet e Sigurimit të Cilësisë  të Fondacionit ECDL. 

Politika e Cilësisë

ECDL Shqipëri është e bindur për zhvillimin, promovimin, dhe ofrimin e programeve cilësore të certifikimit duke bërë kështu të mundur përdorimin me kompetencë të Teknologjisë së Informacionit, gjë që kontribuon në fuqizimin e individëve, organizatave dhe shoqërisë në Shqipëri. Për të plotësuar nevojat e të gjithë klientëve tanë, ECDL Albania ka vendosur një sistem menaxhimi të cilësisë të bazuar në standard cilësie të njohur ndërkombëtarisht.