e martë, 21 nëntor 2017
FAQ
Home Testimet ECDL Rregullat e Kandidatit
Rregullat e Kandidatit

ECDL CORE

Regullat e Kandidatit për certifikimin ECDL Core.
Kandidati duhet të blejë Skills Card (e vlefshme 3 vjet nga data e lëshimit) dhe të paguajë për testimet një Qendër të Autorizuar ECDL.
Në një sesion testimi të dhënë, kandidati mund të testohet një ose më shumë module ECDL sipas dëshirës së tij. Kandidatët mund të rezervojnë maksimumi 4 module për sesion. Testimet mund të jepen në çdo lloj radhe, në një ose më shumë sesione, sipas zgjedhjes së vetë kandidatit.
Kandidati  duhet të shkojë në testim i pajisur me Skills Card e vet dhe një mjet identifikimi personal të vlefshëm (Kartë Identiteti, Patentë, Pasaportë). Aty ku kërkohet , kandidati duhet të paraqesi gjithashtu dokumentacionin e pagesave.
Testimet janë shtatë, një teorik dhe gjashtë të tjerët praktik. Aftësia aktuale e kandidatit përcaktohet nga testimi:
-duke përdorur pyetje të mbyllura (sidomos për Modulin 1, “Konceptet bazë mbi Teknologjinë e Informacionit” që është testi teorik)
- Përmes performancës në detyra apo komanda reale. Këto janë pyetje që përfshijnë kryerjen e një detyre duke simuluar skena brenda në aplikacion (tipike për modulet 2 deri në 7, testet praktike).

Në rastin e parë, kandidati duhet të zgjedhë përgjigjen nga një listë alternativash dhe sistemi kontrollon nëse zgjedhja është e saktë (pyetje me një zgjedhje mes shumë të mundshmeve). Në rastin e dytë, kandidatëve iu kërkohet të kryejnë detyra nëpërmjet një apo disa komandave dhe sistemi kontrollon nëse ato janë kryer në mënyrë korrekte (testim me simulim).

Sesionet e testimit menaxhohen nga një Sistem Automatik, i cili në baze të të dhënave të marra dhe rekordeve që mban Qendra e Testimit, i siguron çdo kandidati testimin që ka për të kryer. Koha e dhënë për çdo testim është 45 minuta. Pas kësaj kohe, sistemi për menaxhimin e sesionit të testimit ndalon automatikisht testimin e kandidatit dhe prodhon brenda pak çasteve rezultatin e testimit. Kjo i mundëson Kandidatit njohjen e rezultatit menjëherë pas përfundimit të sesionit të testimit. Kandidati ka të drejtë ti kërkojë përgjegjësit të testimit një kopje të printuar të rezultatit të testimit. Të gjithë të dhënat e sesioneve të testimit janë të regjistruara në bazën e të dhënave të sistemit automatik.
Për të kaluar me sukses testimin, kandidati duhet ti përgjigjet saktë 75% të pyetjeve për çdo testim individual. Duke kaluar me sukses të 7 modulet, kandidatët kanë të drejtën për Certifikatën ECDL. 
Testet Demo dhe Mock
Tested Demo dhe/ ose automatike mock janë të disponueshëm në Qendrat e Autorizuara të Testimit për kandidatët që janë rregjistruar për testet ECDL. Kandidatët inkurajohen të punojnë me këtë program përpara se të marrin testet individuale aktuale. 


ECDL ADVANCED

Certifikimi ECDL Advanced
Kandidatët duhet të blejnë një Skills Card për çdo modul të avancuar. Në secilën Skills Card do të regjistrohen testet relative të kaluara. Skills Cards të nivelit të avancuar janë të vlefshme një vit nga data e lëshimit (dhe jo 3 vjet si tek ECDL Core). Kandidati duhet të regjistrohet dhe të kryejë testimin në datat e dhëna nga Qendra e Testimit. Certifikatat të prodhuara nga ECDL Albania, mund të tërhiqen pranë Qendrave të testimit.
Çdo modul ose test është shënuar nga një simbol AM dhe një numër. Çdo modul është i pavarur nga të tjerët. Koha maksimale në dispozicion për çdo test është 60 minuta. Minimumi për të kaluar testimin është 75% të pyetjeve korrekte. Çdo modul konsiston në 20 pyetje. Është e mundur që të kryhen maksimumi 4 module në një sesion.

ECDL Core nuk është një parakusht për të marr Certifikatën ECDL Advanced. Të gjithë Certifikatat ECDL Advanced mund të merren në mënyrë të pavarur nga ECDL Core. 

Regullat e Testimit për modulet e avancuar
Për secilin modul ECDL Advanced, Kandidati duhet të blejë nga Qendra e Testimit, Skills Card dhe sa here që tenton të kalojë testimin, Kandidati  paguan shumën për një test në Qendrën e Testimit ku Skills Card është blerë dhe në kohën kur aty do të jepet testimi.

Kandidati mund të zgjedhë të rezervojë në një sesion testimi një ose më shumë module. Numri maksimal i moduleve të mbajtura në një sesion varet nga sa zgjat një sesion, nga qendrat e testimit tona kandidatët mund të kryejnë deri në 4 testime për secilin sesion. Është gjithashtu e mundur që të jepet testimi në secilën prej Qendrave të Testimit të Autorizuara, sipas zgjedhjes së vetë kandidatit.
Kandidati duhet të shkojë në testim i pajisur me Skills Card e vet dhe mjet identifikimi personal. Në rastet kur kërkohet, kandidati duhet të paraqesë dokumente në lidhje me pagesat. 
 

Certifikimi ECDL Expert
Kandidatët që përfundojnë me sukses të katër modulet ECDL Advanced u jepet certifikata ECDL Expert, që simbolizon një nivel ekspertize të kompetencës në të katër aplikacionet kompjuterike.