e premte, 22 shtator 2017
FAQ
Home Testimet ECDL Si të fillosh?
Si fillohet ECDL-ja

Për të kompletuar një Program ECDL, një kandidat duhet pikë së pari të regjistrohet në një Qendër Testimi të Autorizuar (QTA).

Individët e fillojnë procesin e certifikimit ECDL përmes regjistrimit për kurs trajnimi me certifikim ECDL, ose thjesht për provimet e certifikimit ECDL. Kjo mund të bëhet në cilësinë e vetë personit ose si pjesë e një organizate. Zakonisht kurset e trajnimit zhvillohen në një QTA, megjithatë ka shumë raste kur ato kryhen në vende të tjera ose në mënyrë autodidakte.

Shkarkoni formularin e aplikimit në këtë link: Formulari i aplikimit të kandidatit.

Procesi Certifikimit
Për të mundësuar kryerjen e testimeve ECDL, çdo kandidatë duhet të marrë një Skills Card ECDL nga një QTA. Skills Card është dokumenti i cili regjistron të dhënat personale dhe historikun ECDL të individit dhe që përditësohet nga QTA pas çdo testimi të kaluar me sukses nga kandidati ECDL.  

Kur të gjitha testimet përfundohen me sukses dhe Skills Card është plotësuar e gjitha, Qendra e Testimit e Autorizuar e dorëzon Skills Card prane operatorit kombëtar të ECDL, i cili më vonë lëshon një certifikatë për kandidatin. Certifikata ECDL Core i jepet kandidatëve të cilët marrin provimin në 7 module ECDL.

Testimet ECDL mund të kryhen vetëm në Qendrat e Testimit të Autorizuara. Çdo kandidat mund të fillojë procesin e marrjes së cilado certifikate ECDL në një QTAS dhe ta përfundojë atë në një qendër tjetër në Shqipëri nëse është e nevojshme. Kandidatët mund ti përfundojnë testimet edhe jashtë vendit, megjithatë rekomandohet me forcë që të konsultohen me ECDL Albania përpara ndërmarrjes së këtij hapi.

ECDL Albania është përgjegjëse për autorizimin e qendrave të testimit dhe auditimin e tyre rregullisht, që te garantohet që QTA-të plotësojnë standardet e garantuara të cilësisë të Fondacionit ECDL.

Sa trajnim kërkohet për marrjen e testeve ECDL?
Trajnimi nuk është i detyrueshëm, megjithatë pjesa dërrmuese e kandidatëve zgjedhin të kryejnë një kurs të plotë apo të pjesshëm trajnimi. Disa kandidatë mund të ndihen kompetent mjaftueshëm në një fushë dhe mund t’i nënshtrohen testimit direkt duke e anashkaluar trajnimin. Sasia e trajnimit e nevojshme do të varet nga njohuritë e zotëruara në atë çast nga kandidati. Edhe mënyrat e trajnimit ndryshojnë, duke filluar nga trajnimi autodidakt deri në organizimin me klasa me mësues. Zakonisht, koha mesatare për kandidatët që nuk kanë ndonjë njohuri për lëndën është afërsisht 20-25 orë për një modul.

Sa zgjat një test?
Çdo modul i ECDL Core testohet më vete dhe secili test zgjat deri në 45 minuta. Secili test përmban 35-36 pyetje. Testimet mund të bëhen në çdo lloj renditje dhe mund të përsëriten një numër të pakufizuar herësh deri në kalimin me sukses të modulit. Përsa i përket testimit për ECDL Advanced modulet ndryshojnë si në numrin total të pyetjeve ashtu edhe në kohëzgjatjen e testimit.