e enjte, 8 dhjetor 2016
FAQ

ECDL, e njohur si Patenta Europiane e Kompjuterit, është certifikimi i aftësive kompjuterike më i përhapuri dhe që rritet më shpejt sot në Botë. Ai është i kudonjohur si standardi ndërkombëtar në përdorimin praktik të kompjuterëve dhe aplikacioneve kompjuterike. I dizenjuar dhe aprovuar nga akademikë dhe ekspertë të industrisë nga e gjithë bota, ECDL përkrahet  nga qeveri, shoqata informatike, organizata ndërkombëtare dhe korporata globale. Programet e certifikimit ECDL janë ndjekur nga më shumë se 12 milion njerëz, në 41 gjuhë, në 150 vende nëpërmjet një rrjeti prej 24,000 qendrash testimi.

ECDL rrit aftësitë kompjuterike të një individi dhe në të njëjtën kohë përforcon mundësitë e tij për sukses në karrierën ekzistuese dhe të ardhshme. Matjet shkencore kanë provuar se futja e standardit ECDL në një organizatë publike apo private rrit produktivitetin dhe eficencën globale të organizatës. 

Aftësia për të përdorur një kompjuter në mënyrë eficente është një aftësi thelbësore në botën e sotme. Aftësitë kompjuterike bëjnë që njerëzit e të gjitha moshave të kuptojnë dhe përdorin teknologjinë për të përmirësuar jetën e tyre personale dhe profesionale. 

Punonjësit e kualifikuar i mundësojnë organizatave të përdorin teknologjinë në mënyrë më efektive, gjë që çon në rritjen e produktivitetit dhe konkurrencën dhe siguron që objektivat operacionale të arrihen më shpejt.
Programet e certifikimit të Fondacionit ECDL përdoren për të rritur vlerat e kapitalit human dhe arritjen e përfitimeve në produktivitet nëpërmjet zhvillimit të punonjësve kompetent.