e premte, 22 shtator 2017
FAQ
Home Programet ECDL Advanced
Çfarë është ECDL Advanced?

ECDL Advanced janë programe certifikimi të organizuar në module specifike për ata të cilët e kanë arritur nivelin e njohurive ECDL Core dhe dëshirojnë të risin ekspertizën e tyre në një nga katër aplikacionet kompjuterike që përdoren më masivisht:

  • Përpunim Teksti  ( MS Word )

  • Fleta Llogaritëse ( MS Excel)

  • Baza të Dhënash (MS Access)

  • Prezantime (MS PowerPoint)

Programet e avancuara janë ndërtuar si një zgjerim dhe thellim i njohurive të mbuluara nga ECDL Core. Certifikimi me ECDL Advanced është një progresim logjik për kandidatët që pas marrjes së certifikatës ECDL Core dëshirojnë të përmirësojnë më tej njohuritë e tyre dhe që duan të demonstrojnë kompetence kompjuterike “të një niveli më të lartë”.

Modulet ECDL Advanced i japin kandidatëve mundësinë që të certifikohen në “nivel eksperti” për përdorimin e aplikacioneve specifike. Kandidatët për ECDL Advanced mund të jenë të certifikuar me ECDL Core (dhe ky do ishte rasti më i rekomanduar) ose të kenë eksperienca të mjaftueshme në përdorimin e kompjuterit dhe programeve më popullor.

Çdo modul ECDL Advanced është i ndarë nga të tjerët dhe certifikata ECDL Advanced lëshohet specifikisht për këtë modul (p.sh. Përpunim Teksti). Çdo modul kërkon mesatarisht 20-25 orë trajnimi përpara bërjes së testit, ndonëse kandidatët që ndihen me njohuri të avancuara mund të anashkalojnë trajnimin dhe të kalojnë drejtpërdrejtë në fazën e testimit. Testimi për secilin modul zgjat 60 minuta.

Certifikimi ECDL Expert
Kandidatët që në mënyrë të suksesshme kompletojnë të katër modulet ECDL Advanced marrin certifikatën “ECDL  Expert” që provon kompetence në nivel eksperti për të katër aplikacionet.