e martë, 21 nëntor 2017
FAQ
Home Programet ECDL Core
ECDL Core

ECDL Core është guri i themelit i programeve ECDL. ECDL Core certifikon që mbajtësi i saj posedon njohuritë bazë dhe aftësitë e duhura në përdorimin e kompjuterit dhe është i aftë të përdorë programet automatizuese kryesore që përdoren në zyra, po ashtu shërbimet kryesore të Internetit.
Për të marrë ECDL Core, kandidati duhet të përfundojë me sukses të gjitha (7 module) testimet që përbëjnë certifikimin, të cilët përfshijnë: 

  1. Koncepte të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit
    Ky modul i lejon kandidatëve të kuptojnë konceptet kryesore të TIK në një nivel të zakonshëm dhe të njohin pjesët e ndryshme përbërëse të një kompjuteri.

  2. Përdorimi i kompjuterit dhe menaxhimi i skedarëve
    Ky modul i lejon kandidatëve të demonstrojnë kompetencë në përdorimin e një kompjuteri personal.

  3. Përpunimi i teksteve
    Ky modul i lejon kandidatëve të demonstrojnë aftësitë e tyre në përdorimin e programeve të shkrimit të dokumenteve me bazë tekstin duke bërë të mundur kështu përmbushjen e çdo detyre që lidhet me krijimin, formatimin, modifikimin dhe ruajtjen e dokumenteve. 

  4. Fleta llogaritëse
    Ky modul u kërkon kandidatëve të paraqesin aftësitë e tyre në përdorimin e fletëve llogaritëse (spreadsheets) duke prodhuar tabela dhe grafikë të saktë dhe profesional.
     

  5. Përdorimi i bazave e të dhënave
    Në këtë modul kandidatëve u duhet të demonstrojnë kuptimin e tyre në përdorimin e bazave të të dhënave.

  6. Prezantimi
    Ky modul i lejon kandidatëve të demonstrojnë kompetencë në përdorimin e aplikimeve për prezantime.  

  7. Lundrimi në Web dhe Komunikimi
    Pjesa e parë, Lundrimi në Web, kërkon që kandidatët të demonstrojnë zotërimin e koncepteve dhe termave në përdorimin e Internetit dhe rëndësinë e sigurisë online.
    Në pjesën e dytë, Komunikimi, kandidatët do të demonstrojnë aftësitë për të përdorur programet për postën elektronike, të marrin e japin mesazhe dhe të bashkëngjitin skedarë në mesazhet e postës elektronike.
     

Për më shumë detaje rreth ECDL Core mund të klikoni në këtë link

Ju mundeni të shkarkoni edhe instaloni ECDL Demo për tu familjarizuar, përpara testimit të vërtetë, me procedurat e testimit.