Kandidatët që me sukses përfundojnë të katër modulet ECDL Advanced u jepet Certifikimi ECDL Expert, i cili provon kompetencë të lartë në përdorimin e të katër aplikacioneve në fjalë.
- Avantazhet në të pasurit një certifikim ECDL Expert:
Provon që kandidati zotëron në mënyrë eksperte aplikacionet në thellësi.
- Siguron që kandidati ka njohuritë e nevojshme për të kryer detyra komplekse dhe të vështira me eficencë të lartë.
- Bën diferencimin e nevojshëm midis kandidatëve që vijnë nga e njëjta fushë.
- Është një produkt i marke me reputacion të lartë dhe mirënjohur dhe e pranuar si standard njohurish kompjuterike në të gjithë botën.
- Është i pavarur nga vendorët e aplikimeve.