e martë, 21 nëntor 2017
FAQ
Home Përse ECDL ? ECDL për Punëdhënësit
ECDL për Punëdhënësit

Punonjësit e kualifikuar i bëjnë të mundur organizatave të përdorin teknologjinë në mënyrë sa më efiçente, duke çuar kështu në rritje të produktivitetit dhe konkurrencës gjithashtu sigurojnë që objektivat operacionale të arrihen me sa më lehtë. Programet e certifikimit të Fondacionit ECDL përdoren për të rritur vlerën e kapitalit human dhe arritur përfitime në produktivitet nëpërmjet zhvillimit të punonjësve të aftë.

Përfitimet e Punonjësve të kualifikuar dixhitalisht?
Organizatat me punonjës të kualifikuar përdorin teknologjinë për të rritur produktivitetin e tyre dhe të qëndrojnë konkurrues. Studimet kanë treguar që organizatat të cilat kanë futur ECDL në mënyrë të suksesshme për stafin e tyre kanë përfituar 8% rritje në produktivitet.

Cilat organizata kanë certifikuar me ECDL stafin e tyre?
Qeveritë e Europës, SME-të, organizatat dhe bizneset shumëkombëshe kanë përdorur ECDL/ICDL për të ngritur më lartë cilësitë profesionale të stafit të tyre.

Për më shumë informacion në Benefitet e ECDL ju lutemi lexoni ”Studime për benefitet e ECDL”