e premte, 22 shtator 2017
FAQ
Home Përse ECDL ? Benefitet e ECDL-së
Studime për benefitet e ECDL

Përfitimet prej certifikimit ECDL/ICDL provohen vit pas viti nga studimet e kryera nga institucione kërkuese në vende të ndryshme të Europës. Më poshtë po paraqesim disa prej tyre.

  • Studimi "Kostoja e Injorancës" i kryer nga AICA (Associazione Italiana per l'Informatica ed il Calcolo Automatico)  në vitin 2003 në Itali, mati masën e ndryshimit të produktivitetit dhe reduktimin e kostove të fshehura  për shkak të certifikimit ECDL. Studimi gjeti që trajnim-certifikimi ECDL rezultoi në një mesatare prej 10% zvogëlim të kohës së shpenzuar në kryerjen e punëve me kompjuter dhe 47% rritje të kompetencës nga niveli që ishte para trajnimit. Rikthimi i investimit nga programi i certifikimit ECDL ishte €2,261 për person në vit.
     
  • Studimi i kryer në Norvegji nga Ernst & Young në 2001 zbuloi që duke certifikuar stafin me ECDL, punëdhënësit mundet mesatarisht të rifitojnë 3 orë pune në javë për secilin punonjës. ECDL mbulon 65%  të problemeve që shfaqen gjatë punës në kompjuter dhe që u shkaktojnë njerëzve humbje kohe, duke rritur kështu produktivitetin.  Një studim i krahasueshëm që konkludoi me rezultate të ngjashme u krye nga një tjetër grup kërkimor në Suedi në 2006.

  • Duke vlerësuar rezultatet e projektit të vet ECDL, Autoriteti i Shëndetit në Manchester (Manchester Health Authority) gjeti që të anketuarit kishin fituar një mesatare prej 3,2 orësh në javë si rezultat i trajnimit të tyre me ECDL, gjetje të cilat konfirmuan studimet në Norvegji dhe Suedi. Pas ECDL, të anketuarit kërkuan 4 herë më pak ndihmë nga kolegët e vet (kohë e harxhuar herë 2 ). Ky studim arriti në përfundimin e një rritje të produktivitetit të përgjithshëm  prej 8%.

  • Në 2003 një studim në Irlandë nga iTech Research gjeti që ECDL kishte patur një impakt domethënës në rritjen e aftësive IT, kishte kontribuar në krijimin dhe rritjen e industrisë së trajnimit dhe certifikimit IT në Irlandë. Brenda një periudhe prej 6 vitesh ECDL kishte krijuar punësim direkt ose indirekt për më shumë se 4,400 njerëzish dhe gjeneruar mbi 362 milion euro në ekonominë Irlandeze.
     
  • Në 2010, ALBA Graduate Business School, Greqi, realizoi studimin “Njohuritë IT: Përfitimi i Biznesit”. Studimi mati shumë prej përfitimeve e individëve dhe të biznesit nga përfshirja në programin e certifikimit ECDL. Perceptimi mbi ECDL-në nga kandidatët dhe menaxherët e tyre ishte tepër entuziast. 79% e Kandidatëve dhe 90% e Menaxherëve pohuan se eficenca në punë ishte rritur pasi u trajnuan dhe certifikuan me ECDL. 92% e Menaxherëve (61% plotësisht të sigurt dhe 31% disi të sigurt) pohuan se certifikimi me ECDL i përmirëson mundësitë e punësimit për një individ.