-
ECDL është certifikimi i njohurive kompjuterike më i përhapur në botë dhe me rritjen më të shpejtë. Certifikatat ECDL njihen pothuajse në çdo shtet.
-
ECDL shton njohuritë kompjuterike të individit dhe i jep shtysë karrierës së tij sot dhe në të ardhmen.
-
Futja e standardit ECDL qoftë në sektorin publik apo atë privat rrit rendimentin global të organizatës.
-
Komisioni Europian krijoi EUROPASS, një strukturë unike për klasifikimin e njohurive dhe kualifikimeve. Europass ka përcaktuar ECDL si një standard të njohur globalisht në fushën e kompjuterave.
-
Plani Europian i2010 kërkon përshpejtimin e trajnimit të popullatës në teknologjitë e informacionit. Pak kohë më parë, Presidenti i Komisionit Europian José Manuel Barroso, u bë kandidati ECDL i 9 miliontë, duke përçuar mesazhin e falenderimit për suksesin e programit ECDL si edhe mbështetjen e tij për investimet në rritjen e aftësive dixhitale të popullatës.
-
Institucionet publike në mbi 35 shtete Europiane kanë investuar në programe të trajnimit dhe certifikimit të administratës publike duke e kthyer gradualisht ECDL nga një standard i rekomanduar në një standard të kërkuar për punësimin në sektorin publik.