e premte, 22 shtator 2017
FAQ
FAQ
ÇFARË ËSHTË CERTIFIKIMI ECDL?

Është një iniciativë e Fondacionit ECDL, një autoritet udhëheqës në tregun ndërkombëtar të certifikimit të aftësive kompjuterike. Certifikata ECDL dëshmon që mbajtësi i saj ka aftësitë dhe njohuritë për të përdorur efektivisht dhe me produktivitet të lartë aplikimet kryesore për kompjuter personal.

 

Në këtë kuptim, Certifikimi ECDL konsiston në shtatë module që fokusohen në shtatë fusha kryesore të TIK më shumë të përdorura në tregun e punës, të cilat janë:

 

1-   Koncepte të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK)

2-   Përdorimi i kompjuterit dhe menaxhimi i skedarëve

3-   Përpunim teksti  (Word Processing)

4-   Fleta llogaritëse (Spreadsheets)

5-   Përdorimi i Bazave të të dhënave

6-   Prezantime (Slide Show)

7-   Navigim dhe komunikim elektronik

 

SA E RËNDËSISHME ËSHTË CERTIFIKATA ECDL?

Certifikata ECDL është një certifikatë e garantuar në tregun ndërkombëtar të punës, duke deklaruar që mbajtësi ka njohuritë dhe aftësitë për të përdorur aplikacionet kompjuterike në mënyrë eficente dhe efektive. Prandaj, ECDL i garanton punonjësit për aftësitë e tyre TIK dhe punëdhënësve eleminimin e subjektivitetit dhe rrezikut që rrjedh nga shprehje të përdorura shpesh për njohuritë kompjuterike nga këndvështrimi i përdoruesit, të cilat nuk të japin tablonë e qartë të njohurive.

CILI ËSHTË NDRYSHIMI MIDIS CERTIFIKIMEVE ECDL DHE ICDL?

Ekzistojnë dallime, që përfshijnë emrin e certifikatës e cila varet se ku ato janë lëshuar brenda ose jashtë Europës. Certifkatat e lëshuara në Europë quhen ECDL – European Computer Driving License, certifkatat e lëshuara në vendet jashtë Europës quhen ICDL – International Computer Driving License.

NË CILAT VENDE ËSHTË E NJOHUR ECDL?
ECDL/ICDL është e njohur në 150 vende në 5 kontinente. Për të kuptuar dimensionin ndërkombëtar të ECDL /ICDL shkoni në kategorinë “Çfarë është ECDL”, nënmenuja “Njohja e ECDL-së” ose në faqen zyrtare të Fondacionit ECDL, www.ecdl.com.
SI MUND TË MERRNI CERTIFIKIMIN ECDL?

Certifikimi ECDL merret duke kryer një provim në secilin prej 7 modulet e ECDL.

Këto module korrespondojnë me 7 fusha dhe aplikacione që përdoren në tregun e punës, të cilët janë si më poshtë:

Moduli1 –Konceptet e informacionit dhe Teknologjia e Informacionit (TIK), Moduli 2 –Përdorimi i Kompjuterit dhe Menaxhimi i Skedarëve, Moduli 3-Procesimi i Fjalës, Moduli 4- Faqellogaritje, Moduli 5- Përdorimi i Bazave të të Dhënave, Moduli 6- Prezantimet, Moduli 7- Lundrimi në Web dhe Komunikimi.

ÇFARË MË NEVOJITET PËR TË MARRË CERTIFIKIMIN ECDL?
Pikë së pari, duhet të shkoni në një Qendër Testimi të Autorizuar ECDL dhe të bleni një Skills Card. Më pas duhet të shkoni përsëri tek një Qendër e Autorizuar dhe të caktoni datat kur ju doni ti jepni provimet. Duke kaluar me sukses të shtatë modulet ECDL, Skills Card e juaja kompletohet dhe kështu ju bëheni certifikuar me ECDL. Certifikimi është automatik dhe në formë elektronike. Me kërkesën e Kandidatin mund të lëshohet certificate fizike.
ÇFARË ËSHTË NJË SKILLS CARD?

Një Skills Card është identifikimi i certifikimit ECDL të kandidatit. Është një dokument me një numër unik, jo të transferueshëm në të cilin kandidati diplomohet pasi modulet e secilit provim përfundohen me sukses. Skills Card ruan gjithashtu edhe historikun e testimeve të suksesshme të Kandidatit.

KU MUND TI JAP PROVIMET ECDL?

Testimet ECDL kryhen vetëm në Qendrat e Testimit të Autorizuara nga ECDL Albania të cilat janë të implementuara në qendra trajnimi, shkolla, biznese dhe ente të ndryshme publike ose private. Për të gjetur Qendrën e Autorizuar më të afërt për ju, shikoni menunë “Qendrat e Autorizuara”

SI MUND TË PËRGATITEM PËR PROVIMET ECDL?

Silabusi (programi mësimor) ose program i cili fokusohet në modulet e testimeve ECDL është publik dhe i disponueshëm në websajtin e ECDL Shqipëri në menunë “Programet”. Printoni informacionin që ju nevojitet dhe drejtoni studimet tuaja bazuar në përmbajtjen e përcaktuar për secilën kategori të moduleve ECDL. Ose mund të kontaktoni një Qendër Testimi të Autorizuar për të marrë një kurs.

ÇFARË ËSHTË SILABUSI ECDL?

Silabusi (plani mësimor) nuk është më shumë se plani mësimor i vendosur nga Fondacioni Ndërkombëtar ECDL për secilin nga modulet ECDL. Silabusi bazohet në testimet e të shtatë moduleve ECDL, dhe është i strukturuar në mënyrë të tillë për të qenë referenca çelës për çdo Kandidat që dëshiron të përgatitet për testimet ECDL.

A KRIJOHEN TESTIMET NGA ECDL ALBANIA?
ECDL Albania është organi drejtues i konceptit ECDL në Shqipëri dhe është përgjegjëse për monitorimin e sistemeve dhe rrjeteve të cilat përdoren nga Qendrat e Autorizuara ECDL për të zhvilluar testimet dhe procedurat e certifikimit të krijuara nga Fondacioni ECDL.
A OFRON ECDL ALBANIA KURSE TRAJNIMI DHE A MË DUHET MUA QË TË ZHVILLOJË NJË KURS PËR ECDL?

Jo !  ECDL është një certifikatë dhe për këtë arsye është e pavarur nga çdo sistem trajnimi. Megjithatë, ka materiale trajnimi për ECDL të vlefshme në gjuhën shqipe, pasi ato janë në përputhje me planin mësimor / Silabusin e ECDL. Shih menunë "Programe",  nënmenuja "Materiale Trajnimi të Aprovuara” për më shumë informacion. Për tu përgatitur për testimet ECDL ju mund të përdorni këto materiale, të cilat janë identifikuar me logon "miratuar nga ECDL Albania". Nga ana tjetër, disa prej qendrave të certifikimit ECDL ofrojnë njëkohësisht edhe kurse trajnime bazuar në Silabusin ECDL.

 

ECDL Albania merret vetëm me rrjetin e certifikimit dhe për këtë arsye nuk ofron asnjë procedure trajnimi. Të gjithë ofruesit e trajnimeve që të ofrojnë edhe certifikimin ECDL duhet të jenë të akredituar nga ECDL Albania. Nëse një Kandidat ndihet i sigurt mjaftueshëm në lidhje me zotërimin e programeve/ Silabusit të ECDL ai mund të marri pjesë lehtësisht në provim pa pasur ndonjë trajnim. Për t'u informuar për secilin nga programet ECDL-së dhe materiale të provimit, ju lutem vizitoni çdo link në menunë Programet.

SI ZHVILLOHEN TESTET PËR CERTIFIKIMIN ECDL?

Të gjitha modulet e testimeve ECDL zhvillohen “Online” në kompjuter, dhe kanë midis 35 dhe 36 pyetje dhe japin në dispozicion 45 Minuta kohë për zhvillimin e tyre. Ka dy metoda pyetjesh gjatë kryerjes të provimit ECDL: metoda me shumë zgjedhje edhe metoda e kryerjes së detyrave.

ÇFARË REZULTATI MË DUHET PËR TË KALUAR ME SUKSES NJË TESTIM ECDL?

Për të kaluar me sukses një modul të testimit ECDL rezultati i testimit duhet të jetë i barabartë ose më i madh se 75% e pikëve.

ÇFARË NDODH NËSE NUK E KALOJ NJË TESTIM ECDL?

Nëse ju merrni një rezultat më poshtë se 75% në një testim të një moduli ECDL, ju mund të kryeni një testim tjetër në të njëjtit modul në një datë tjetër. Thjesht skeduloni një testim në një Qendër Testimi të Autorizuar.

A KA NDONJË RADHË TË DETYRUESHME TË MODULEVE NË DHËNIEN E TESTIMEVE ECDL?

Edhe pse modulet ECDL janë me numra nuk ka ndonjë radhë të paravendosur për kryerjen e tyre. Secili Kandidat vendos testimet sipas nevojave të tij dhe disponueshmërisë. Për shembull një Kandidat mund të vendosi që Modulin 6 – Prezantimet do të jetë testimi i parë, i ndjekur nga Moduli 2- Përdorimi i Kompjuterit dhe Menaxhimi i Skedarëve.

A DUHET T’I BËJË TË GJITHA TESTIMET NË QENDRËN E AUTORIZUAR KU BLEVA SKILLS CARD?

Pas përvetësimit të Skills Card, ju jeni i lirë për të kryer teste në çdo Qendër Testimi të Autorizuar ECDL që ju pëlqen. Pra, kushdo që ndryshon vendbanimin ose studimet larg nga shtëpia apo punon jashtë vendit mund të zgjedh midis 20.000 qendrave të autorizuara ECDL të shpërndara nëpër 140 vende të botës dhe të regjistrohet për testim duke paraqitur Skills Card origjinale. Ju rekomandjojmë që të këshilloheni me ECDL Albania përpara se të ndërmerrni një veprim të tillë, për shkak të procedurave teknike që mund të këtë për transferimin e Skills Card në varësi të shtetit ku transferohet

A DUHET TË TESTOJË TË GJITHA (SHTATË) MODULET E SILABUSIT TË ECDL?

Në mënyrë që të arrihet certifikimi ECDL është e detyrueshme të përfundojnë me sukses testet e të shtatë moduleve ECDL.

SA KOHË DUHET PËR TË DHËNË TESTIMET ECDL?

Ju vendosni sa kohë ju duhet për të marrë ECDL-në. Mund të bëni provimet e të shtatë moduleve ECDL në dy ditë, ose ti përmbushni ata të shpërndarë në kohë, por nuk duhet të kaloni periudhën prej 3 vitesh nga data e lëshimit të Skills Card.

KUR MERRET CERTIFIKATA ECDL?

Për të marrë certifikatën ECDL, Skills Card juaj duhet përfundohet me kalimin me sukses të gjithë moduleve, gjithsej shtatë që ndodhen në Skills Card.

ÇFARË NDODH NËSE UNË NUK I PËRFUNDOJ TË GJITHA TESTIMET ECDL BRENDA 3 VJETËVE?

Nëse kaloni më shumë se tre vjet, pas përfundimit të provimit të parë të certifikimit ECDL, Skills Card i juaj dhe testimet që keni kaluar më parë do të skadojnë. Kjo do të thotë që i gjithë procesi duhet të rinovohet, duke përfshirë edhe blerjen e një Skills Card të re dhe përsëritja e provimeve në të shtatë modulet e certifikimit ECDL edhe nëse kandidati i kaluar ato më parë.

ÇFARË NDODH NËSE MË HUMB SKILLS CARD?

Nëse humbisni Skills Card, do t’ju nevojitet të blini një tjetër të re. Për modulet që ishin aprovuar kandidati do ti duhet të shkojë në Qendrën e Testimit ku i ka marrë këto module dhe ti reflektojë ato në Skills Card-in e ri.

A KA NJË MOSHË MINIMALE PËR PROVIMET ECDL?

Gjithkush, pavarësisht moshës së tij, kualifikimit, statusit, eksperiencës ose trajnimit kompjuterik mund të jetë kandidat ECDL. Certifikimi ECDL është ideuar për të gjithë njerëzit që nuk janë ekspertë ose të diplomuar në Sistemet Informatike dhe Komunikimin dhe që përdorin ose do të përdorin kompjutera në të përditshmen, qoftë si profesionistë ose për aktivitete personale.