e premte, 22 shtator 2017
FAQ
Barleti Training and Testing Center, qendra me e re ECDL!

Fondacioni ECDL ka një bashkëpunim të madh me Qendrat Universitare dhe Institucionet që promovojnë arsimin dhe dijen në mbarë botën. Si rezultat i këtij bashkëpunimi Universiteti Marin Barleti është një nga qendrat e autorizuara ECDL.

Barleti Training and Testing Center funksionon si një njësi e koordinimit organizativ, e administruar krejtësisht nga UMB, dhe krijon një platforme shërbimi për një serë ofertash trajnimi dhe testimi të njohura në rang ndërkombëtar. Programet e BTTC i ofrojnë gjithkujt mundësinë të identifikojë njohuritë e veta, t’i përvetësojë dhe me kalimin e kohës të arrijë suksesin e kërkuar. Certifikatat e BTTC janë të njohura ndërkombëtarisht dhe nëpërmjet trajnimeve që ofron, ajo pajis individët me aftësinë e nevojshme për të qenë konkurrent në treg.