e martë, 21 nëntor 2017
FAQ
Lançim Global i ECDL/ICDL së Re (New ECDL/ICDL)

Fondacioni ECDL lançoi programin e ri ECDL / ICDL në forumin e përvitshëm të tij, mbajtur këtë vit në Londër më 16 dhe 17 Maj.
Më shumë se 13 milion kandidatë janë regjistruar në këtë program që nga fillimi i tij në 1996, dhe “New ECDL / ICDL” është një rishikim madhor i programit , zhvilluar për të pasqyruar kërkesat dhe ndryshimet e teknologjisë si dhe të tregut të punës.
Ndryshimet kryesore (kyçe) të programit përfshijnë më shumë fleksibilitet, më shumë përshtatshmëri për të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe një gamë më të gjerë të moduleve.


Më shumë fleksibilitet -- Ofron një certifikimin më fleksibël me futjen e profilit “ECDL / ICDL Profile”.
Profili “ECDL / ICDL Profile” i  lejon kandidatit  të ndërtojë një profil modulesh më së miri të përshtatshëm për të. Në këtë mënyrë, është e mundur që të certifikoheni për aftësitë që një punë e veçantë ose një studim kërkon.

Mësimi gjatë gjithë jetës – Certifikimi sipas Profilit ECDL / ICDL është për jetën:
 Ai kurrë nuk “skadon”. Një profil ECDL / ICDL mund të ndërtohet me kalimin e kohës, kur një kandidat dëshiron të përditësojë aftësitë e saj apo të tij, duke ecur me teknologjinë ose kur zhvillohen module të reja.

Modulet e reja - Modulet të rinj dhe një strukturë e re modulesh janë krijuar për ti lejuar kandidatëve të zgjedhin nga një gamë e gjerë modulesh.

Duke folur gjatë lançimit, Shefi Ekzekutiv i Fondacionit ECDL Damien O'Sullivan  shpjegoi:
"New ECDL është angazhimi ynë për të ndryshuar me nevojat e kandidatëve tanë dhe kërkesat e punës.”

Zëvendës-Presidenti i Komisionit Evropian, Neelie Kroes komentoi në premtimin që Fondacioni ECDL ka  bërë për të mbështetur Agjendën digjitale për Evropën gjatë nisjes së “New ECDL”:
" Fondacioni ECDL ka punuar për një kohë të gjatë për të rritur(përforcuar) aftësitë e TIK  të Evropës dhe ka bërë një punë shumë të madhe."

Kryetari i Fondacionit ECDL Jim Friars shtoi:
“Programi ka evoluar shumë herë që kur filloi më 1996, dhe besoj që ai vazhdon të qëndrojë i vërtetë në qëllimin e tij si dhe qëllimit origjinal: për të siguruar aftësi për punë, dhe aftësi që punojnë”