e premte, 22 shtator 2017
FAQ
Projekti ECDL- Qeveritar për Mësuesit dhe Punonjësit Civil në Malin E Zi

Në 19 Prill, një konferencë shtypi u mbajt në Podgoricë për të shënuar fillimin e projektit ‘Implementimi I Standardeve ECDL në Sistemin Arsimor’.

Projekti financohet nga fondi IPA i Unionit Evropian, me pjesëmarrjen e dy ministrive ( Ministrisë së Edukimit dhe Ministrisë së Telekomunikacioneve). Projekti është implementuar nga Fondacioni ECDL së bashku me Operatorin Kombëtar të tij për Serbinë dhe Malin e Zi - JISA.
Gjatë projektit, 3500 punonjës në institucionet arsimore dhe në administratën publike do të trajnohen dhe certifikohen në përputhje me standardet ECDL.

“Ky projekt do të sigurojë një stimul të fuqishëm dhe do të jetë një pike kthese në zhvillimin e shoqërisë së informacionit në Malin e Zi, dhe në rritjen e nivelit të arsimit digjital. Rritja në përdorimin e teknologjisë moderne është e lidhur direkt me rritjen e ekonomisë, dhe njohuria është një nga burimet kryesore të vendit: kështu, Ministria do të vazhdojë aktivitetet e saj direkt në fushë në mënyrë për të realizuar objektivat e saj dhe, nga fundi i 2016, të përputhet me standardet Evropiane”, tha Zëvendës- Ministri për Shoqërinë e Informacionit dhe Telekomunikacioneve, Radule Novovic.