14 Tetor 2011, Dublin
Zëvendës-Presidentja e Komisionit Europian dhe njëkohësisht Komisionerja për Programin e Digjitalizimit për Europën- DAE (Digital Agenda for Europe) iu drejtua delegatëve në Forumin e Fondacionit ECDL për rolin kyç që kanë për të luajtur aftësitë digjitale në rritjen ekonomike dhe në reduktimin e riskut të përjashtimit digjital me të cilin po përballen ata që nuk kanë aftësitë për të përdorur teknologjinë.
Zëvendës-Presidentja Kroes foli rreth rëndësisë kyçe të “shkrim-këndimit” Digjital dhe përfshirjen e tij në DAE dhe në strategjinë e Komisionit Europian për rritjen gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të Europës.
Në fjalimin e saj Zëvendës-Presidentja Kroes foli për rolin gjithnjë e në rritje që teknologjia luan në jetën e përditshme dhe tregun e punës, dhe sesi ata pa aftësi kompjuterike janë në rrezik të përfundojnë në anën e gabuar të jetës digjitale. Duke pranuar arritjet e iniciativave politike të mëparshme, Znj. Kroes ka paralajmëruar kundër vetëkënaqësisë gjatë fushatës për të siguruar që çdo qytetar të ketë nivelin bazë të kompetencës digjitale. Për të nënvizuar këtë pikë, ajo iu referua faktit që më shumë se çereku i popullsisë Europiane nuk kanë përdorur akoma internetin, dhe që ata që janë më në rrezik nga të qenit të përjashtuar nga Shoqëria e Informacionit, nëpërmjet mungesës së aftësive mjaftueshme ishin të varfrit, të moshuarit dhe të tjera grupe të margjinalizuara.
Drejtori i Fondacionit ECDL Z. Damien O’Sullivan riafirmoi qëndrimin paralajmërues të Zëvendës-Presidentes Kroes për rritjen e niveleve të përjashtimit dixhital, duke shtuar:
“Sikurse shumë e shumë shërbime esenciale, informacioni dhe në fakt identitetet personale migrojnë në rrjetet elektronike, varësia nga jeta digjitale është gjithnjë e në rritje një problem urgjent, dhe se numri i atyre në anën e gabuar të ndarjes – ata pa aftësitë e mjaftueshme në TIK - do të rritet në mënyrë eksponenciale me rritjen e varësisë së shoqërisë nga teknologjia”